Nga Ilir Seci

Emni i lokalit asht shqip – “Hami e pimi” – sak shqip, në shqipen e moçme të cilën e mbartën me veti matanë detit arbnorët tanë – gjaku ynë i shprishun – arbnorët që e mbarten dhe e ruejten si nji thesar te paçmuem, si gjanë ma te vlertë të identitetit të tyne te patjetersueshem…Identitet qe e ruejten dhe e percollen si nji besim te dhanun prej Zotit…besim te cilin e mbajnë dhe e shprehin pa asnji drojeni dhe pa asnji kompleks tue e shfaqun kudo…ne kuvend, ne toponime dhe emna sheshesh e rrugësh…e deri ne emna lokalesh si ky lokal ne katundin arbnesh me emnin shqip Çifti, (ne italisht Civita), katund i njoftun për bukurinë qe e ka ba me u perfshi ne listen “Katundet ma te bukura te Italisë”,(Borghi più belli d’Italia)…emën krejt i shlirët, krejt shqip – “Hami e Pimi”…

Tue e pa këtë emën lokali ne katundin arbnesh Çifti të Kalabrisë nuk ke si mos me e çue mendjen te bregu matanë, bregu ne Shqipni te cilit me mall i kendonin arbnoret – “O moj e bukura Arbëri”, bregut shqiptar perballe ne Shqipni ku lokalet nuk mbajne kesi emnash shqip…nuk ke si mos me e ndermendue bregun e Shqipnise ku emnat e lokaleve deshmojne vetem komplekse inferioriteti ose ma sakte vetë-inferiorizimi te skajshem dhe pa asnji nevoje sepse ma se pari nji lokal duhet me i dhanë za vendit ku asht e së dyti nji lokal e ban me za gatimi me sherbimin dhe jo emni…por jo, ne Shqipni ende vazhdojne me pase kompleks vetë-inferiorizimin, minimalizimin e vlerave te veta dhe maksimalizimin e vlerave te hueja…dhe këtë gja ma se kjarti e deshmojnë emnat e lokaleve, hoteleve,(rezorteve), ku nuk kanë mbetë kund pa u vendosë si emertime rropullina “fame” si emna politikanesh, muziktarësh pa lidhje me ne, sportistë, kercimtare, aktorë te huej, spiune te famshem reale apo fiktivë si “Mata Hari” dhe “Bond 007”, apo emna me fjale gjuhesh te hueja, emna qytetesh mijëra e mijëra kilometra larg Shqipnisë deri emna vendesh te pahijshne apo qendrash bixhozi…emna lokalesh tabelat e te cilave sistematikisht dhunojnë hapsinat publike shqiptare tue shkaktue nji ndotje që do e kishim quejtë “ndotje toponimike”…

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *