Nuk mund të kishte nisje më të mirë të sezonit për Adrion Pajazitin. Talenti 21-vjeçar i Shpresave të Shqipërisë është pjesë e ekipit të parë të Fulhemit në miqësoret që skuadra po zhvillon në Portugali. 

Trajneri Marko Silva e aktivizoi talentin shqiptar 11 minuta në përballjen me Benfikën, ndërsa në miqësoren me Seviljen ai luajti 45 minuta. 

Pajaziti ka shanse të mëdha të përfshihet në ekipin e parë të Fulhemit dhe mundësia për të treguar vlerat në Premier Ligë do të ishte vlerësim për Pajazitin i cili cilësohet si një nga talentet e mëdha të akademisë së Fulhemit dhe kombëtares U-21 të Shqipërisë. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *