Mandati i drejtuesit aktual të SPAK, Altin Dumani, është drejt përfundimit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë hap sot zyrtarisht garën për kreun e ri të kësaj strukture. Mbledhja e KLP-së nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë rreth 90 minuta.

Në rendin e ditës parashikohet miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar, shpallja e vendit vakant për drejtues të SPAK, si dhe shqyrtimi i raporteve të vlerësimit etik dhe profesional për tre prokurorë: Françesk Ganaj, Ermira Manelli dhe Hysni Mulaj.

Mbledhja zhvillohet në praninë e anëtarëve të KLP-së, përfaqësuesve nga Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, projektet e BE-së Eu4Justicedhe programit amerikan OPDAT. Media gjithashtu do të ketë mundësi ta ndjekë nga afër.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *