Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se Asosacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet duke qenë pjesë e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Ish-kryeministri i Kosovës u shpreh se krijimi i këtij Asosacioni vjen si kërkesë e aleatëve të Kosovës dhe i shërben përmbylljes së raporteve konfliktuale me Serbinë.

Lidhur me barrikadat serbe në veri, Haradinaj shtoi se qeveria duhet të tregohet e kujdesshme në menaxhimin e kësaj situate duke dialoguar me serbët lokale atje, për t’i bindur ata që fillimisht të rikthehen në institucionet e vendit.

“Besoj që bëhet fjalë për dy etapa, pra një etapë është vetëm heqja e barrikadave, qarkullimi i lirë, jeta, kthimi në shkolla, kthimi në jetë ta quaj ashtu ajo baza e parë. Kjo lidhet me këto arrestimet e fundit të këtyre policëve dhe personave të tjerë që i ndjek drejtësia, shpresoj të gjendet një formulë që drejtësia ta kryejë misionin e vet, por edhe qytetarët serbë dhe barrikaduesit ta kuptojnë se nuk është kundër tyre dhe të hiqen barrikadat. Ndërsa po është thënë që kthimi në institucione do të ndërlidhet me Asociacionin, por me siguri që këto janë procese të dyja, edhe kthimi edhe Asociacioni nuk janë çështje që zgjidhen njëherësh ose për një ditë. Mendoj se sa i përket Asociacionit zgjidhja vjen me marrëveshjen finale, ndërsa kthimi në institucione është një proces i brendshëm që duhet të ndodhë edhe Prishtina duhet të intensifikojë një dialog të brendshëm me serbët lokal”- tha Haradinaj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *