Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se modeli i ri i Asosacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk e rrit, por pêrkundrazi e dobëson ndikimin serb në Kosovë.

Haradinaj theksoi në emisionin Opinion se është punuar që modeli i ri për Asosacionin të mos u ofrojë serbëve kompetenca ekzekutive dhe legjislative.

“Mundësia që Asosacioni të themelohet në bazë të ligjeve të Kosovës ka mundësuar heqjen e kompetencave ekzekutive dhe legjislative për serbët e Kosovës. 

Mendoj se versioni i ri e dobëson ndikimin serb në Kosovë. Besoj se Serbia nuk fiton asgjë nga ky Asosacion.” – tha Haradinaj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *