Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi në Klan Kosova se marrëveshja me Serbinë është më e mira e mundshme për Kosovën.

Ish-kryeministri i Kosovës ripërsëriti qëndrimin e tij se kjo marrëveshje nuk shton ndikimin serb në Kosovë dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garanti i kësaj marrëveshje.

“Marrëveshja është më e mira, nuk e ka rezultatin final që do të ishte njohja bilaterale me Serbinë, por krejt materia e kësaj marrëveshjeje është më e mira e mundshme. Ne mund ta shajmë Kurtin sa të doni, ruajuni me marrëveshjen, nuk janë autonomi, nuk ka kompensime për Serbinë në këtë marrëveshje. Marrëveshja është e mirë, veç harrojeni Kurtin një herë. Nuk e ka shkruar Kurti marrëveshjen po është e Amerikës, mendoj më së shumti kontribut ka ajo.” – u shpreh Haradinaj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *