Ramush Haradinaj, gjatë një interviste për TV1 ka theksuar se ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë luftës së Kosovës ishte turist në UÇK dhe se shumicën e kohës qëndroi në Hotel Rogner në Tiranë dhe jo në Kosovë.
Haradinaj po ashtu shigjetoi dhe Rrustem Mustafën, ish-drejtuesin e zonës operative të Llapit duke e akuzuar se luftoi vetëm tri javë në Llap.
Haradinaj shtoi se ka pasur një luftë për protagonizëm dhe marrje meritash mes rrymave të ndryshme politike, ndërkohë që populli i thjeshtë ka luftuar dhe ka sakrifikuar me ndershmëri.
“Zoti Thaçi turist është, më falni në shprehje. Turist është, ai ka qëndru në Drenicë, ai ka qëndru në Rogner, ka qëndru diku tjetër. Zoti Rrustem Mustafa turist është. Ka luftuar tri javë Remi në Llap. Ose tjetri ose tjetri, turistë janë në UÇK, o djem. E kanë bërë të përkohshëm, përkohësisht hyrë e dil. Nuk jam duke ju fol pahiri, por po ju fol dikush i cili që nga data 24 mars 1998, shkoni le t’i marrin hetuesit e Kosovës, prokurorët, le t’i hyjnë rend Dukagjinit, le t’i pyesin katun për katun: A jeni kanë në luftë, sa vet jeni kanë, kur ja keni nis, çka ka ndodhë me ju. Po të flet dikush që nga 24 marsi 1998 në shpi të vet ka luftuar me krejt familjen dhe jemi kanë bukur profesionistë. Po të flet dikush që vëllai i parë ju ka vra në 1997, në 6 maj 1997. Nga 24 marsi 1998 deri në 12-13 qershor s’e kam lëshuar Kosovën asnjë ditë kur janë largu serbët, s’e kam lëshuar një ditë Kosovën. E kush po më tregon mua sa janë kanë
Do janë mundu mos me kanë shumë se kanë pas qejf me kanë ose veç LPK-ja, ose veç LDK-ja ose veç LKÇK-ja. Jo, unë kam luftuar me shqiptarë. Kush ka dashtë e ka kapë pushkën, kanë ardh’ prej krejt botës, kanë luftu. Të gjithë janë UÇK. Ka plot në Dukagjin që ende s’e kanë marrë statusin e veteranit dhe janë veteranë.” –ka thënë Haradinaj.