Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vijon të drejtojë thirrje ndaj partive opozitare për përkrahjen e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj theksoi gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit se Kosova është në krizë të thellë dhe se qeveria aktuale duhet rrëzuar me mocion mosbesimi.

“Kuvendi si shtëpi e popullit ka disa instrumente, dhe një nga më të rëndësishmit që ka demokracia, është mocioni i mosbesimit.”- u shpreh Haradinaj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *