Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, u shpreh se mundësia e zgjedhjeve të reja duhet të merret në konsideratë nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin të formësohet me nënkryetarët e rinj sipas përcaktimeve kushtetuese.

Haxhiu tha për gazetarët se institucionet dhe shteti i Kosovës po mbahen peng nga interesat e Listës Serbe, dhe kjo situatë nuk mund të zgjasë.

“Është e papranueshme që një subjekt që nuk e njeh shtetin tonë të pretendojë të ketë rol në proceset demokratike që vetë i mohon. Nuk guxojmë të mbetemi peng i atyre që mohojnë ekzistencën tonë si shtet. Është e rëndësishme të ecim përpara me kryesinë, kryetarin dhe nënkryetarët e zgjedhur. Jemi të interesuar të ecim përpara ose me qeverinë e re, ose me zgjedhje,” – theksoi Haxhiu.

Albulena Haxhiu u zgjodh nënkryetare e Kuvendit në formësimin e tij, ndërsa dështoi të zgjidhej kryesuese në disa përpjekje, pasi kandidatura e saj u refuzua nga partitë opozitare.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *