Në seancën e sotme, Lëvizja Vetëvendosje propozoi Hekuran Muratin si kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ministri në detyrë i Financave mori 57 vota pro dhe 52 kundër, duke mos arritur shumicën e nevojshme prej 61 votash për t’u mandatuar në këtë funksion.
Në këtë votim ra në sy abstenimi i deputetëve të partive Nisma dhe AAK, të cilët më herët kishin votuar kundër kandidaturave të Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës.