Nga SHBA është konfirmuar se helikopterët luftarakë amerikanë, të porositur nga Qeveria e Kosovës, pritet të mbërrijnë shumë shpejt në vend.
Black Hawk arrin shpejtësinë deri në 260 km/orë, duke e bërë atë një nga helikopterët më të qëndrueshëm, të gjithanshëm dhe me performancë të lartë në kategorinë e tij. BH mund të përdoret për një gamë të gjerë operacionesh, nga goditjet kundër bazave të armatosura, eliminimi i tankeve, deri te neutralizimi i sistemeve anti-raketore.
Ky model amerikan do të jetë unik në rajon. Helikopterët janë porositur nga Qeveria Kurti që në vitin 2023, duke shënuar një rritje të ndjeshme të kapaciteteve ajrore të FSK-së.

