Henrik Gjoka u paraqit publikut për herë të parë me romanin “Simfonia në Ishullin Simon”, i njohur me inicialet Henrik S. G., ndonëse evokonte atësinë (të dënuarit politik Spiro Gjoka, të internuar me timin atë në ishullin e Zvernecit në vitet ’60 të shekullit XX) intrigoi lexuesin pasi nuk njihesh deri në vitin 2003. Romani mori çmimin vjetor të M.K. Petro Marko. Ky roman për marrëdhëniet e indekseve jetësore të autorit mund të kategorizohet si prozë autobiografike.

Personazhi kryesor – emigrant i periudhës postkomuniste ’91 – 2000 vendoset i vetëm në një pension në Paris pa indekse retrospektive. Përshkrimi i vështirësive të jetës sociale dhe si emigrant shoqërojnë narracionin. Skena kryesore është përshkrimi i mjeshtrit muzikant në Ishullin Simon të lumit Sene dhe ai student që përshkruen si Eden Ishullin Simon dhe mjeshtrin muzikant nomad që si guru e drejton mendimin për filozofinë e jetës, personazhit autobiografik.

Retrospektivat e familjes së tij – ndërthurën me travesitë e raportit me të njohurit në universitetin e Parisit dhe plagët sociale dhe lëkundjet e personalitetit përmes gërshetimeve narrative psikologjike. Pas një periudhe në Paris ai arrin në krizë ekzistenciale dhe për t’u gjetur ekuilibrin e dikurshëm viziton familjen në vendlindje dhe në vende të ndryshme në Itali për të rigjetur dashurinë familjare dhe intuitën e mbijetesës së kohës së komunizmit. Rrefimi shoqërohet përmes krizës sociale të familjes në komunizëm. Familja në paraqitjen e saj të disintegruar argumentohet nga 2 faktorët bazë; regjimi i komunizmit në Shqipëri dhe emigracioni si lojë e absurit.

Mbijetesa nën aventurat erotike me aristokratë e të kujton Kurtizanet e Balzakut. Ndërsa libri i tij i parë “Gjuetia e pellumbave” u botua pas romanit “Simfonia në ishullin Simon” paraqitet si dëshmi dokumentare e dënimit të tij – dominojnë në këtë libër voluminoz 600 faqe linjat e tragjizmit e pasojat e shokut të një 20-vjeçari në burgjet komuniste me përversionet e pakufi.

Përdorimi i inicialeve dhe pseudonimeve mikrotopografike për bashkëvjedhësit, dhe aktorët e diktaturës në kampet e punës i kthen personazhet në fiction – duke krijuar paqartësi te lexuesi.

Përshkrimet e Gjokës e bëjnë mjeshtër të detajit dhe misanskenës – mungesa e plotit e fut krijimtarinë e tij në romanin psikologjik edhe në romanin e tij të fundit ‘Sonata për gruan e një tjetri”. Mosprania e autorit në agregatet e sistemit letrar dhe kulturor e mistifikon biobibliografinë e tij ndonëse e pengon procesin e vlerësimit të veprës së tij për kritikën militante të përditshmërisë kulturore që rend pas sensacioneve – edhe kështu kemi një zgjedhje. Heshtja që resht nga proza e radhës – bizarre e Henrikut.

Publikoi: Leka Ndoja

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *