Një makinë e llojit BMV ndaloi mbrëmë para lokalit të shtetasit Fatjon Murati, ku prej saj dolën dy persona që hapën zjarr në drejtim të lokalit të Muratit.
Si pasojë e të shtënave humbi jetën banakierja e lokalit, Mimoza Paja, nënë e katër fëmijëve, ndërsa mbetën të plagosur 4 klientë dhe xhaxhani i pronarit të lokalit i cili mund të ketë qenë dhe objektivi i atentatit.
Makina e përdorur nga autorët e krimit u gjet e djegur në një fshat të Tiranës, ndërkohë që grupi i hetimit po kryen kontrollet brënda saj për ndonjë gjurmë të mundshme që dy personal mund të kenë lënë në automjet.
Shtetasi Fatjon Murati nuk është emër i panjohur për policinë pasi ai u përfol si i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinajt, kusheririt të Ervis Martinajt.
Duket se problemet e Muratit me Ervis Martinajn përbëjnë një nga pistat e hetimit për ngjarjen e mbrëmshme në zonën e “Don Boskos” që tronditi kryeqytetin.