Prokuroria në Prizren ka nisur hetimet pas dyshimeve për manipulim të votave në këtë komunë, një fenomen që dyshohet se ka ndodhur edhe në disa komuna të tjera.

Kryeprokurori Petrit Kryeziu njoftoi se ka autorizuar Policinë e Kosovës për të identifikuar përgjegjësit dhe për të siguruar provat, përfshirë edhe nënshkrimet e tyre.

Rinumërimi i votave ka zbuluar një model të përsëritur manipulimi: në Prizren kanë përfituar kryesisht kandidatët lokalë, në Kaçanik ata të kësaj komune, dhe në Podujevë po ashtu kandidatët vendorë. Mospërputhjet janë regjistruar brenda listave të kandidatëve dhe jo në votat e partive. Një kandidat ka humbur madje vendin në Kuvend që e kishte fituar bazuar në rezultatet fillestare.

Si pasojë e rinumërimit, përbërja e Kuvendit ka pësuar ndryshime. Ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal dhe kryetar i KDTP-së, Fikrim Damka, ka mbetur jashtë Kuvendit pasi i janë hequr 88 vota. Vendin e tij e ka marrë kandidati i katërt i listës së KDTP-së, Ergyl Mazrek, i cili ka 90 vota më shumë sesa Damka.

Dallimet më të mëdha janë regjistruar te tri partitë kryesore parlamentare. Ndërkohë, rinumërimi nuk ka gjetur mospërputhje në votat e partive, por vetëm te kandidatët brenda listave.

Prizreni ka rezultuar komuna me mospërputhjet më të mëdha: te PDK-ja janë shtuar rreth 19,000 vota, te LDK-ja rreth 4,500, dhe te Vetëvendosje mbi 3,100 vota më shumë sesa ishte raportuar fillimisht.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *