Elman Abule është i njohur si një nga biznesmenët e Shqipërisë, por edhe si një nga miqtë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Abule u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme lidhur me hetimet që po kryhen ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës.
Elman Abule nuk pranoi të flasë para mediave.
Ditën e djeshme në SPAK u thirr edhe e shoqja e biznesmenit Abule. Prokuroria e Posaçme njoftoi së fundmi se po e heton Erion Veliajn për katër akuza.
Ky i fundit u shpreh se hetimi dhe kontrollet e ushtruara në banesën e tij dhe biznesin e të shoqes janë dashakeqe dhe të nxitura nga një dëshmi anonime e një shtetasi të njohur si Nesti Angoni.