Hillary Clinton mohoi çdo lidhje me Jeffrey Epsteingjatë një seance dëgjimore gjashtë-orëshe para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, gjatë seancës me dyer të mbyllura, Clinton deklaroi se nuk kishte takuar kurrë Epstein dhe nuk kishte vizituar as shtëpinë, as zyrat apo ishullin e tij. Ajo shtoi gjithashtu se nuk kishte fluturuar kurrë me aeroplanin e tij dhe nuk kishte informacion mbi aktivitetet kriminale të tij ose të bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell.
Ish-Sekretarja e Shtetit kritikoi gjithashtu mënyrën se si republikanët po e trajtojnë hetimin e Dosjes Epstein, duke theksuar se nuk kishte dijeni për veprimtaritë e tyre kriminale.

