Kosova ka arritur një sukses historik në futboll, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e playoff-it për kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026. Përfaqësuesja kosovare mposhti 2:0 Slloveninë në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë, duke vulosur fatin e saj në Grupin B.

Golin e parë e shënoi Fisnik Asllani që në minutën e gjashtë, ndërsa rezultatin përfundimtar 2:0 e vendosi mbrojtësi Zhan Karniçnik në minutën e 64-t.

Me këtë fitore, Kosova siguron vendin e dytë në grup me dhjetë pikë, tri më pak se Zvicra që fitoi ndaj Suedisë. Diferenca në golavarazh e favorizon Zvicrën, e cila me +12 gola ka siguruar vendin e parë dhe kualifikimin direkt në Botëror, ndërsa Kosova me një gol diferencë do të luajë në playoff. Sllovenia përfundoi e treta me tri pikë dhe Suedia e fundit me një pikë.

Ndeshja e fundit të Grupit B, Kosova do ta luajë ndaj Zvicrës më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *