Hollanda mori një fitore të vuajtur me Turqinë në një përballje shumë të luftuar.
Akaidin i dha epërsinë Turqisë në pjesën e parë ndërsa në të dytën hollandezët e shtuan ritmin duke barazuar me De Vraj dhe morën epërsinë pas autogolit të Muldyr.
Turqit patën tre raste goli në minutat e fundit, por portieri hollandez u tregua vendimtar me ndërhyrjet e tij.
Hollanda sfidon Francën në gjysmëfinale ndërsa Turqia largohet me kokën lart nga ky Evropian.