Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Xhefri Hovenier tha se vleresimin final për draftin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe do e japë Gjykata Kushtetuese.

Sipas tij është pozitiv fakti se zbatimi i Asosacionit nuk kërkon paraprakisht ndryshime kushtetuese dhe se garancia është se propozimi do t’i përmbahet kornizës aktuale të legjislacionit të Kosovës.

“Duhet të jetë në përputhje me kushtetutën aktuale të Kosovës. Nuk duhet të kërkohen ndryshime kushtetuese. Duhet të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Nuk duhet të ketë nivel shtesë të pushtetit. Ne besojmë se ky draft që i është dorëzuar Qeverisë së Kosovës, i përmbush të gjitha këto kritere dhe besojmë se është shkruar në një mënyrë që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.” – deklaroi Hovenier.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *