Gazetari Artan Hoxha shkroi në fejsbuk se ish-zv.kryeministri, Arben Ahnetaj mund të jetë larguar nga Shqipëria pasi SPAK-u kërkoi arrestimin e tij.
Hoxha shtoi se arrestimi i Ahmetajt është skemë për të larguar vëmendjen nga skandalet e pushtetit.
“Arben Ahmetajn aty e kishim që prej një viti, pse duhej ta “arrestonin” me patjetër sot, pasi u ‘siguruan’ që e ka kaluar kufirin shëndoshë e mirë???!!!!
Ja ku e keni “temën e ditës” për të kaluar vapën e këtij meskorriku…
Ndodhi skandali i abuzimit dhe korrupsionit me Safetin, kandidatin e përzgjedhur dhe promovuar direkt nga komandanti, menjëherë me pas plasi ‘skandali me muxhahedinët’…
Ndodhi skandali me Rrajat në Fushë-Krujë, që atakon direkt kryeministrin dhe tregon degradimin e pushtetit, menjëherë më pas plaset ‘arrestimi i ish-zëvendësit të kryeministrit’…” – shkruan Hoxha.