Gazetari investigativ, Artan Hoxha, tha gjatë një interviste në Euronews Albania se versioni më i besueshëm për fatin e Ervis Martinajt mbetet ai i zhdukjes së tij nga grupet kriminale.

Hoxha theksoi se Martinaj mund të jetë tradhëtuar nga ndonjë person i besuar e cili e ka shitur te grupet rivale.

Hoxha shtoi se Martinaj është rrëmbyer dhe më pas është zhdukur nga këto grupe kriminale të cilat sipas tij janë grupet që dominojnë botën e krimit të organizuar në Shqipëri.

“Ervis Martinaj është tradhtuar, është shitur, është rrëmbyer dhe më pas është eleminuar. Për mua ka qenë një strukturë kriminale, një skuadër komando e cila ka përdorur dhe mjete dhe uniforma dhe pajisje policore që ka kryer këtë gjë dhe ky veprim për mua është bërë në kuadër të një aleance të të paktën 6 grupeve më të mëdha që ka Shqipëria sot.” – u shpreh Hoxha.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *