Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha reagoi në rrjete sociale pas qëndrimit të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli i cili me anë të një statusi akuzoi drejtuesit e qeverisë së Kosovës se po tregohen të pamatur në deklaratat ndaj drejtuesve të Serbisë.

Sipas Pacollit presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti duhet të mbajnë qëndrime neutrale, të jenë simetrikë në procesin e dialogut dhe sipas tij ata duhet të ndalin gjuhën e ofendimeve dhe provokimeve ndaj drejtuesve të shtetit serb.

Hoxha ironizoi këtë deklaratë të Pacollit duke theksuar se mendësia e Pacollit si neutral ishte e njëjta edhe gjatë kohës që ai ushtroi detyrën e ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Statusi i Elvis Hoxhës

“Behgjet Pacolli, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, paska deklaruar se sjellja e shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë duhet të jenë simetrike. Po na tregon pra se ka qenë neutral mes Kosovës dhe Serbisë edhe në funksionin e ministrit të qeverisë së Republikës së Kosovës.

Behgjeti e paska kuptuar gabim termin ministër i jashtëm. Paska qenë ministër diku jashtë, por jo ministër i Jashtëm i Kosovës” – shkruan Hoxha

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *