Gazetari Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se SPAK-u dhe GJKKO-ja kanë shtuar presionin ndaj ministres Balluku, duke u afruar gjithnjë e më shumë kompanive që kanë përfituar tendera nga ministria që ajo drejton.

Sipas Hoxhës, pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit Rama për të mbajtur larg SPAK-un, veprimet e fundit të institucioneve të drejtësisë përbëjnë një mesazh të qartë politik dhe institucional. Kontrollet e kryera së fundmi në banesat e disa subjekteve tregtare tregojnë, sipas tij, se sa më shumë rezistencë të ketë, aq më shumë zgjerohet dosja hetimore.

“SPAK-u ka shkuar në banesa të kompanive që kanë lidhje me tenderat e ministrisë së Ballukut. Janë marrë dokumente, shkresa, pajisje elektronike dhe celularë. Të gjitha këto janë kryer me vendim të GJKKO-së, e cila ka autorizuar këtë valë kontrollesh, duke i dhënë një sinjal kryeministrit se sa më shumë rezistohet, aq më shumë dosjes i shtohen faqet”, u shpreh Hoxha.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *