Hugo Loris i dha fund karrierës me kombëtaren e Francës. Portieri dhe kapiteni i gjelave deklaroi tërheqjen e tij nga ekipi kombëtar duke theksuar se ky ishte momenti i duhur për një vendim të tillë.

“Vjen një moment kur duhet të dish si t’ia kalosh dikujt tjetër detyrën. Gjithmonë kam thënë dhe e përsëris që Franca është një skuadër që nuk i takon askujt dhe ne të gjithë duhet të sigurojmë që ajo të jetë e të gjithëve. Mendoj se skuadra është e gatshme të vazhdojë dhe ka një portier i cili është gati.”- tha Loris për L’Equipe.

Loris shtoi se vendimi kishte ardhur pas dikutimeve me familjen e tij, ndërkohë që kapiteni i la stafetën portierit të Milanit, Majk Menjo si pasardhës në portë.

36-vjeçari pati 145 paraqitje për Francën, duke fituar Botërorin e Rusisë në 2018-ën dhe Ligën e Kombeve në 2021-shin. Ai është po ashtu nënkampion i evropës në 2016-ën, ndërsa ishte kapiten i bluve në finalen e 16 dhjetoeit të humbur ndaj Argjentinës në Katar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *