Nga Milaim Nela
Deri tani nuk ka dalë akoma rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të Dardanisë.
Por, një gjë është e qartë si drita e diellit!
Humbësja më e madhe e këtyre zgjedhjeve është LDK-ja e Lumir Abdixhikut.
Votuesi shqiptar i Kosovës nuk ia fal Lumir Abdixhikut flirtin me Pashiçin e Tiranës, Edi Ramën, i cili ka 12 vjet që veç thika i ngul Kosovës!
Si mund të ftohet Edi Rama në përvjetoret e LDK-së?
Si mundet LDK dhe Lumir Abdixhiku të arsyetojnë dhe mbrojnë vendimin e Isa Mustafës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe?
Si mundet LDK dhe Lumir Abdixhiku të dalin kundër qeverisë së Kosovës për menaxhimin e veriut të vendit?
![bitmap | Kumti](https://kumti.net/wp-content/uploads/2025/01/cropped-cropped-bitmap-1-1.png)
Partitë opozitare, kudo në botë, i mbrojnë vendimet në interes të vendit të qeverive të tyre, sepse duke bërë këtë ato jo vetëm që nuk humbin pikë, por fitojnë besim në popull.
LDK-ja jo vetëm që nuk duhet të përsëriste refrenin “Albin Kurti na prishi me Amerikën dhe aleatët,” por duhej të dilte pro kryeministrit dhe të lobonte në Departamentin e Shtetit, duke argumentuar se kryeministri ka të drejtë në qëndrimin ndaj Serbisë e se Kosova nuk mund t’i bëjë më lëshime Serbisë!
E pafalshme që të gjitha partitë e mëdha nuk insistuan në nxjerrjen jashtë ligjit të Listës Serbe!
Kjo është bombë atomike për Kosovën dhe të ardhmen e saj!
Shpresoj që KQZ ta menaxhojë procesin drejt dhe korrekt deri në fund!
Kosova, pa dyshimin më të vogël, do të jetë më e fortë pas këtyre zgjedhjeve.
Faleminderit, Kosovë.