Tekniku brazilian i kombëtares nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes së thellë 0-3 në miqësoren ndaj Kilit. Silvinjo tha pas ndeshjes se skuadra i la terren kundërshtarit në 25 minutat e para, ndërsa në vijimësi nuk pati qartësi taktike dhe teknike për të çarë linjat e kilianëve.

Ai tërhoqi vëmendjen duke theksuar se lojtarët që nuk vrapojnë nuk e kanë vendin në kombëtare. 

“Në 25 minutat e parë nuk kemi bërë asgjë mirë. Na mungoi intensiteti, kjo është fjala e duhur. Nuk më pëlqeu aspak. Ne jemi skuadër që duhet të bëjmë 90 minuta luftë, nëse mungojnë 25 minuta… Por pas golit nisëm të luajmë dhe hymë në lojë. Jam i inatosur për golin e dytë dhe të tretë, skuadra duhet të jetë në lojë gjithmonë. Është një nivel i lartë që shkojmë të luajmë dhe duhet ta kuptojmë këtë.

Ne nuk kemi titullarë fiks, kombëtarja është e hapur. Lojtarët që nuk vrapojnë, nuk vijnë me ne. Ne jemi shpirt, zemër. Kjo është pse kemi bërë mirë, ne kemi një drejtim në të cilin duhet të shkojmë. E vërtetë që për shumë prej tyre është moment i vështirë, por lojtarët duhet të përfitojnë nga momenti. Kemi 23 lojtarë dhe nuk është e lehtë për të gjithë.

Kombëtarja është kështu, koha është e artë, është e vështirë. Nuk është e lehtë të vlerësosh një lojtar. Unë kam bërë futbollistin, nuk është e lehtë të gjykosh një lojtar për 45 minuta apo 90. Është pak kohë. Por nuk ka rrugë tjetër, ka dy ndeshje tani, ka një ndeshje me Suedinë e më pas duhet të bëjmë listën për Evropianin.” – u shpreh Silvinjo.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *