Nga Gent Amzai

Kur je mashtrues dhe dashakeq sfida bëhet edhe më e madhe se sa kur je punëtor, i drejtë dhe i vërtetë. Shembull i kësaj është edhe mjerani Shqiprim Arifi.

Pas humbjes së tij spektakolare kundrejt Shaip Kamberit, zërit të përfaqësimit dinjitoz të shqiptarëve në parlamentin e Serbisë, mjeranit i duhet të performojë në emër të një misioni të pamundur që bie ndesh me ligjet e arsyes njerëzore. Ai duhet t’i bindë shqiptarët, edhe pse ata e çuan z. Kamberi në parlament, se ata i bojkotuan zgjedhjet.

Ashtu si fantashkenca, edhe gënjeshtra dhe mashtrimi duhet ta thyejnë arsyen në mënyrë që ta shprehë “të vërtetën” e vet. 

Kur punon kundër popullit tënd, do punosh edhe kundër njeriut dhe racios së tij universale. Kjo është rruga e pamundur e mashtrimit dhe korruptimit të qenies.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *