Turqia u mund thellë, 0-6, nga Spanja në përballjen kualifikuese për Botërorin 2026 dhe kjo disfatë duket se ka lënë gjurmë te trajneri dhe lojtarët.
Vinçenco Montela tashmë rrezikon shkarkimin, pasi një humbje e tillë është e vështirë të kapërdihet edhe nga drejtuesit e Federatës Turke të Futbollit.
Vetë trajneri italian e pranoi pas ndeshjes rëndësinë e kësaj disfate.
“Patëm edhe ne mundësitë tona për shënim, por nuk i shfrytëzuam. Është një humbje jo e lehtë për t’u kaluar. Unë dhe lojtarët jemi emocionalisht të prekur nga kjo disfatë. Duhet të nxjerrim shumë mësime nga ky dështim”, – u shpreh Montela.
Turqia është ende në garë për vendin e dytë në grup, pasi ka tre pikë, po aq sa Gjeorgjia, e cila mposhti në shtëpi Bullgarinë. Vendi i dytë garanton pjesëmarrjen në fazën “play-off” për Botërorin 2026, ndërsa Spanja kryeson grupin me 6 pikë, me 9 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar në dy sfidat ndaj Bullgarisë dhe Turqisë.