Ndeshja e së martës në Ligën e Kampioneve ndaj Arsenalit do të jetë përcaktuese për fatin e Tomas Tuhel. Tekniku bavarez ka deklaruar largimin në mbyllje të sezonit, por humbja ndaj debutuesve të Haidenhajmit në kampionat shtoi zërat se Tuhel mund të marrë valixhet para përballjes së të martës ndaj “topçinjve” të Mikel Artetës.
“Bild” shkruan se drejtuesit e Bajernit do të marrin një vendimi i cili do të varet shumë nga rezultati që bavarezët do të marrin në përballjen e parë ndaj Arsenalit.
Tomas Tuhel e mori drejtimin e ekipit në fundin e sezonit të kaluar pas shkarkimit me shumë polemika të Julian Nagelsman, ndërkohë që vetë Tuhel rrezikon shumë të ketë të njëjtin fat si paraardhësi i tij.