Mbrojtësi kuqezi theu rekordin si lojtari me më shumë ndeshje në historinë e Kombëtares shqiptare, duke shënuar një arritje personale.

Pas përfundimit të sfidës, Hysaj foli për “Super Sport”:

“Ky është momenti më i bukur i jetës sime. Jam shumë i gëzuar për golat dhe për fitoren, sepse nuk donim ta mbyllnim keq këtë ndeshje. Është kënaqësi e veçantë të luash me fanellën e Shqipërisë.”

Ai e pranoi me humor se po hyn në fazën e “veteranit”, por theksoi se pasioni nuk ka ndryshuar asnjë ditë:

“E kam ndjerë Kombëtaren si fëmijën tim dhe e ndjej edhe sot njësoj. Nuk jam unë ai që vendos sa do të vazhdoj. Kur të vijë dita që të mos jap dot më maksimumin, do të hap rrugën. Por mendoj se ajo ditë s’ka ardhur ende.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *