Elseid Hysaj ishte ndër më të mirët në fushë në fitoren minimale 1-0 ndaj Letonisë.

Mbrojtësi i djathtë tha pas ndeshjes se renditja aktuale në grup u jep motivim kuqezinjve para sfidës së tetorit në Beograd ndaj Serbisë.

Hysaj shtoi se brenda skuadrës ka optimizëm për kualifikimin në Botërorin e vitit të ardhshëm.

“Kemi pasur raste pozitive për të shënuar golin e dytë dhe të tretë, por nuk i shfrytëzuam siç duhet. Duhet të jemi të qetë dhe të kënaqur nga kjo ndeshje, sepse ishte me të vërtetë e rëndësishme, e fortë dhe kërkoi shumë lodhje fizike, pasi duhej ta fitonim me çdo kusht.

Gjithmonë flasim me veten, i japim presion vetes, por kësaj here duhet të gëzojmë të gjithë si çuna dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër. Unë besoj se deri në momentin kur matematika të thotë që nuk kemi më shanse për të kaluar, duhet të vazhdojmë të besojmë. Kemi treguar edhe ndaj skuadrave të mëdha se dimë të luajmë dhe të bëjmë gjëra të bukura, prandaj shpresa vdes e fundit.

Unë i falënderoj gjithmonë tifozët dhe shpresoj që të jenë gjithmonë në stadium, sepse na japin një ndihmë të madhe për të fituar ndeshjet” – tha ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *