Ibro i dha fund jetës duke u hedhur nga një pallat në ndërtim panë Stacionit të Trenit në Tiranë.
“Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” – njoftoi policia.
Vetëvrasja vjen një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive “Micro Credit Albania” dhe “Final”, të cilat abuzuan me kredimarrësit.
46-vjeçari Ibro ka qenë drejtues i studios ligjore “ADCA” e cila akuzohet gjithashtu si pjesë e skemës së mashtrimit, dhe dorëzimit të pronave të qytetarëve kredimarrës në dorë të përmbaruesve privatë.