Pas arrestimit mbrëmjen e djeshme të kreut të ARRSH-së, Evis Berberi, agjentët e SPAK-ut dhe BKH-së ushtruan kontrolle në banesën e tij duke sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash dhe piktura me vlerë mijëra euro.
Berberi u arrestua me urdhër të SPAK-ut i akuzuar për abuzim me një tender për mirëmbajten e serverave të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Berberi akuzohet se ka favorizuar një të afërm të tij në këtë tender duke i dhënë atij shuma të konsiderueshme në kundërshtim me procedurat ligjore.