I mituri me inicialet D.A. ishte raportuar si i humbur prej dy ditësh nga familjarët e tij.
Shërbimet policore nisën menjëherë kërkimet, ndërsa ai u gjet i pajetë buzë lumit Shkumbin, në lagjen “Çermë” të Peqinit.
Nga këqyrja paraprake e trupit të të miturit nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se ai është mbytur në lumë.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Elbasanit për vlerësimin përfundimtar të rastit.