Italia po përballet me të nxehtin ekstrem dhe me zjarre masive në rajonin e Siçilisë ku me mijëra zjarrfikës janë angazhuar në fikjen e tyre.

Dy ditët e fundit raportohen 6 të vdekur në Siçili, Kalabri e Sardenjë.

Prej tyre, dy të  moshuar u dogjën në banesën e tyre në Palermo në pamundësi për t’u larguar nga flakët e një zjarri që shpërtheu në mesnatë pranë banesës së tyre.

Po ashtu, disa punonjës të pylltarisë në këto rajone raportohen të plagosur me dëme serioze në përpjekjet për fikjen e zjarreve, ndërsa një nga punonjësit është në terapi intensive.

Aeroporti i Siçilisë u mbyll përkohësisht, ndërsa autoritetet shtetërore pritet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *