Kjo verë pritet të jetë më e nxehta e shekullit të fundit. Kjo dëshmohet nga temperaturat rekord të kësaj javë në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe në Azi.
Në Itali, meterologët deklaruan se temperatura në rajonin e Siçilisë arriti rekordin me 48 gradë.
Autoritetet shtetërore kanë paralajmëruar shtimin e rrezikut të zjarreve, ndërkohë që miliona njerëz me probleme shëndetësore mund të kenë pasoja nga ky i nxehtë dhe janë këshilluar të shmangin daljet në orët e pikut.