Vaughan Smith ishte fotoreporteri i parë që arriti të pasqyrojë masakrën ndaj familjes Jashari në Prekaz të Drenicës, në marsin e vitit 1998.
Ai tha gjatë një rrëfimi në RTK se ajo ngjarje e ka shënjuar më së shumti në karrierën e tij dhe se ajo mbetet unikale në llojin e saj.
“E dija se po ndodhte një sulm nga forcat serbe në një fshat, në Prekaz. Kur filluam të tërhiqeshim, dëgjova një krismë të plotë kallashnikovi në drejtimin tonë. Pastaj ndjeva se diçka më goditi në bark, por nuk mendova shumë për të sepse s’ndjeva dhimbje.
Isha i kënaqur me incizimet që kisha, sepse unë jam gazetar konkurrues.
Ngjarje si në Prekaz nuk kam parë e vizituar deri tani. Kjo është dashur të bëhet me publicitet, dhe raporti nuk do të kishte emrin e Adem Jasharit, sikur atëherë bota të mos kuptonte për këtë ngjarje. Bota komunikoi edhe përmes diasporës — nuk janë vetëm njerëz me maska, po ndodhte krim e masakër,” – tha Smith.