Bajerni I Mynihut po përjeton një situatë të panjohur në historinë e klubit me të titulluar në Gjermani dhe ndër më të titulluarit në Evropë.
Klubi nuk po gjen dot trajner për sezonin e ardhshëm.
Tomas Tuhel deklaroi se do të largohet në fund të sezonit, ndërkohë që drejtuesit tentuan të bindin teknikun të qendrojë, por Tuhel nuk u tërhoq nga vendimi i tij.
Bavarezët janë refuzuar dhe nga dy ish si Hansi Flik dhe Julian Nagelsman ndërsa listën e refuzimeve e pasuan emra si Zinedinë Zidane, Ralf Rangnik apo Roberto de Zerbi.
Së fundmi stolin bavarez e refuzoi dhe Roxher Shmit. Trajneri i Benfikës u shpreh se do e respektojë kontratën me klubin portugez deri në vitin 2026.