Ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj reagoi pas kontrolleve në banesat që GJKOK-ja vuri nën sekuestro preventive.

Po ashtu, organi i akuzës pretendon se Ahmetaj ka depozituar 1.8  milionë euro në llogarinë e bashkëjetueses së tij në Zvicër.

Ahmetaj reagoi ndaj këtyre zhvillimeve duke akuzuar drejtësinë për raprezajle, ndërsa kërkoi që të hetohen fondet për inceneratorët.

“Sot u bë raprezalja e radhës në familjen time, nga mosha 82 vjeç e poshtë. Madje pleqve iu janë marrë dhe celularët, në kërkim të provave për “inceneratorët”. Ndërsa “spin doctor”/kontakt inceneratorësh, ka qarkulluar lajmin e rremë se qenkan transferuar 1,8 milionë euro…Në vend të merren me fondet e inceneratorëve, merren me 1,8 milionë euro imagjinare. Fake news i prodhuar në laboratorët e ortakërisë mediatike dhe jo vetëm, të inceneratorëve….” – shkruan Ahmetaj.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *