Ish-mesfushori i Milanit u pezullua për 10 muaj nga aktivitetet sportive pasi pranoi se kishte vendosur baste të vazhdueshme gjatë kohës që ishte pjesë e kuqezinjve duke thyer rregullat e kumarit për sportistët profesionistë.
Por telashet për 23-vjeçarin duket se nuk kanë përfunduar me kaq. Mediat britanike raportojnë se mesfushori italian po hetohet dhe në Angli me dyshimin se ka vendosur baste dhe pas kalimit te Njukasëlli verën e kaluar.
Klubi anglez pagoi 52 milionë paund për Tonalin, ndërkohë që mediat në ishull theksojnë se ai po hetohet për vendosje bastesh gjatë muajve gusht, shtator dhe tetor të vitit të kaluar kur ishte pjesë e Njukasëllit.
Nëse dyshimet provohen, Tonali rrezikon një pezullim të dytë çka do të ishte një tjetër goditje e rëndë për karrierën e tij.