Jurgen Klop u fotografua teksa qëndron i vetëm në shkallët e stadiumit “Anfield Road”.
Trajneri gjerman i Liverpulit ishte për mbi një orë duke medituar në shkallët e stadiumit teksa përgatitet për largimin e tij nga klubi pas 9 vitesh në drejtim.
Klop njihet si trajner shumë emocional i ciii krijon lidhje të forta me ambientin, lojtarët dhe tifozët.
Në fundjavë stadiumi do të jetë i mbushur me tifozë për të përcjellë me një ceremoni të veçantë një nga trajnerët më të mirë në historinë e klubit legjendar anglez.