Gjykata e Tiranës e la në burg Rozeta Dobin bashkë me të birin, Havier Dobi, të akuzuar për vjedhjen e 700 mijë eurove në disa banesa në Tiranë ku Rozeta Dobi punonte si pastruese.
Mes banesave ku nënë e bir kyen vjedhje ishte dhe ajo e Aida Klosit, ish-këshilltare e zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj ku arritën të marrin 120 mijë euro ndërkohë që kjo e fundit denoncoi humbjen e parave.
Gazetarja, Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga dosja hetimore ku Rozeta Dobi ka pranuar vjedhjen e kryer në shtëpinë e Aida Klosit duke shpjeguar se vjedhja e parave ishte e motivuar nga urrejtja që ajo kishte krijuar për punëdhënësen e saj.
“Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi.”- thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore.