Autoritetet gjermane kanë identifikuar 2 nga 4 shqiptarët që humbën jetën në Hamburg të Gjermanisë pasi skela e ndërtimit u rrëzua nga kati i 8 i një pallati ku ata punonin.
Albert Zorba, 31 vjeç nga Elbasani është njëri nga dy viktimat, ndërsa tjetri është shtetasi Astrit Gjeka që u identifikua nga daja i tij.
Alfred Dija është shqiptari tjetër që mbeti i plagosur dhe është në gjende kritike për jetën.
Identifkimi i shqiptarëve mori kohë pasi ata ishin pajisur me pasaporta të rreme bullgare dhe punonin në të zezë.