Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se largimi i shtetasve shqiptarë nga Izraeli u krye përmes Jordanisë dhe Egjiptit.
Igli Hasani theksoi se shtetasit shqiptarë ndodheshin në Izrael për arsye profesionale dhe familjare, duke falënderuar autoritetet izraelite për ndihmën e dhënë.
“Katër qytetarë të tjerë shqiptarë janë evakuuar me sukses nga Izraeli – dy përmes Jordanisë dhe dy përmes Egjiptit – të cilët gjendeshin atje për arsye profesionale dhe familjare. Falënderojmë autoritetet izraelite, jordaneze, egjiptiane dhe Ambasadën Austriake në Tel Aviv për koordinimin e ngushtë me ambasadat shqiptare në Tel Aviv dhe Kajro. Vijojmë të ndjekim me përparësi çdo rast të qytetarëve shqiptarë të prekur, të cilët kërkojnë asistencë nga institucionet tona,” – njofton Hasani.