Klubi i njohur italian ka zyrtarizuar sot emërimin e Igli Tares si drejtor sportiv.
Lajmi është bërë publik përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit, ku theksohet se Tare do të jetë pjesë kyçe e projektit të ri të kuqezinjve.
I njohur për punën e tij të gjatë dhe të suksesshme te Lazio, ku ndërtoi një skuadër konkurruese dhe identifikoi talente të shumtë, Igli Tare rikthehet në qendër të vëmendjes në futbollin italian me një rol strategjik te Milani.
“Jam krenar që i bashkohem një prej klubeve më të mëdha në botë. Milani ka një histori të lavdishme dhe ambicie të qarta për të ardhmen. Jam i motivuar të jap maksimumin për të ndihmuar klubin të arrijë objektivat,” u shpreh Tare gjatë prezantimit.
Ky emërim vjen në një moment të rëndësishëm për Milanin, i cili po ndërton një strukturë të re drejtimi dhe synon rikthimin e lavdisë si në Itali ashtu edhe në arenën evropiane.