“Sport Mediaset” raporton se një nga synimet e para të Igli Tares, si drejtor sportiv i Milanit, është gjetja e një trajneri të ri.
Sergio Conceição nuk gëzon më mbështetjen e drejtuesve dhe pritet të largohet.
Emri i preferuar për Igli Taren është Vincenzo Italiano.
Trajneri aktual i Bolonjës, vetëm pak ditë më parë, mposhti Milanin në finalen e Kupës së Italisë.
Tare raportohet se është një admirues i madh i mentalitetit të trajnerit italian.
Në ditët në vijim mbetet të shihet se si do të zhvillohen ngjarjet, pasi edhe Bologna i ka ofruar rinovimin e kontratës trajnerit Italiano.