Forcat e policisë dhe inspektorët e IKMT-së zbarkuan sërish në godinën e “Prestige Resort” në Golem për të vënë nën sekuestro këtë godinë.

Përfaqësuesja e Shërbimit Social Shtetëror, në Ministrinë e Shëndetësisë u shpreh e vendosur në marrjen në dorëzim të godinës e cila sipas saj do t’i përkasë këtij institucioni.

Përfaqësuesi ligjor i “Hysenbelliu Group” tha se vendimi për sekuetrimin e godinës është i paligjshëm pasi nuk i referohet një vendimi gjyqësor.

Biznesmeni, Irfan Hysenbelliu akuzoi kyeministrin, Edi Rama si nismëtarin e këtij aksioni sipas tij të paligjshëm. Hysenbelliu tha se Rama po aktron duke ofruar pseudoargumente për sekuestrimin e godinës.

Aksioni në “Prestige Resort” vjen vetëm dy ditë pasi Departamenti amerikan i Shtetiti në raportin e tij vjetor i referoi aksionet e mëparshme në “Prestige Resort” si nisma abusive dhe në shkelje të ligjit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *