Media në fjalë shkruan se Paolo Dibala po e mendon largimin drejt Arabisë Saudite.
Sulmuesi argjentinas ka një ofertë nga Al Qadisiya të cilën e refuzoi fillimisht, por klubi arab po tenton të rikthehet me një ofertë edhe më të lartë për ta bindur atë.
Drejtuesit e Romës presin vendimin e Dibalës, ndërkohë që vendin e tij në rast largimi pritet ta marrë Edon Zhegrova.
“Il Corriere” thekson se anësori i Lilës dhe përfaqësueses së Kosovës është zgjedhja e parë për romanët.
Zhegrova pati një sezon shumë të mirë me Lilën sezonin e fundit ndërsa francezët kërkojnë minimalisht 20 milionë euro për kartonin e tij.