Mjeku Ilir Alimehmeti tha në “Dita Jonë” se abuzimet e mjekëve në Spitalin Onkologjik diheshin nga autoritetet pasi ato ishin raportuar nga KLSH-ja, OBSH-ja dhe nga shumë familjarë të pacientëve. 

Sipas Alimehmetit, qeveria po bën propagandë me ligjin dhe masat e reja, pasi ai ligj ishte gati prej kohësh, por pritej një skandal si ky për ta propaganduar. 

“Kur e thotë KLSH e OBSH nuk i japim rëndësi. A nuk e ka tha OBSH që 60% e shpenzimeve shëndetësore del nga xhepat e qytetarëve. Mbi 15 % quhet ekstremisht e lartë, mbi 29% çon në rrënim katastrofik një familje. Kur e thotë OBSH nuk i vëmë rëndësi. Aty ka qenë gjithmonë ky problem se dështimi i shëndetësisë falas e tregoi qartë. Ne kishim gjithmonë pagesë nga xhepi, por kemi trajektore rritëse. 60% është niveli më i lartë europian në shkallë katastofike. Nga ana tjetër buxheti për shëndetësinë është 2.78%, më i ulëti në Europë”.

KLSH në raportin vjet në gusht tha; 600 gra nuk marrin mjekim kimioterapie, 200 nuk kanë aparature orto voltazhi, ndër 13 medikamentet që kanë hetuar vijnë më vonesë nga 12-34 ditë kur vjen me vonesë nuk zbatohet skema e trajtimit. Dhe ne kemi përqindjen e vdekshmërisë më të lartë për kancerin në Europë. Të gjitha kanë qenë në raport zyrtar dhe ministrja ka patur një rast të lartë në dorë se u emërua në shtator. KLSH ka dhënë detyra e rekomandime për të cilat duhet të veprosh. Ligji të dënon për veprime e mos veprime dhe pas 9 muajsh dëgjojmë të njëjtën histori.” – tha Alimehmeti.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *