Ish-ministri i Shëndetësisë u paraqit sot sërish në Prokurorinë e Posaçme për t’u pyetur lidhur me koncesonin e Sterilizimit të miratuar prej tij gjatë periudhës si ministër.
SPAK-u e akuzon Beqjën për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në një tjetër proces hetimor të nisur ndaj tij për kontrata klienteliste me të cilat ka favorizuar të shoqen e tij. Organi i akuzës pretendon se Beqja ka pastruar paratë e korrupsionit me anë të kontrollit të disa farmacive të cilet de jure zotërohen nga bashkëshortja e tij.
Ish-ministrit i është sekuestruar pasaporta dhe i është ndaluar largimi nga Shqipëria me një vendim të GJKKO-së të datës 16 nëntor të vitit të kaluar.